Dëborë në korrik dhe temperatura deri në -8 gradë Celsius në Brazil

Dëborë në korrik dhe temperatura deri në -8 gradë Celsius në Brazil

Bota July 30, 2021 - 10:31

E ndërsa bota përballet me temperature ekstreme të larta, Brazili po shijon dëborën, që ka ngjitur mbi gjithçka tashmë.

Qytetarët kanë nxjerrë xhupat, palltot e shallet për shkak të të ftohtit ekstrem e të pazakontë. Dëbora ka arritur në disa zona deri në 30 cm, ndërsa 33 bashki të Brazilit, në shtetin e Rio Do Sul janë në kushtet e dëborës.

Qytetarët, ata më të vjetrit, thonë se në mbi 60 vite jetë, kurrë nuk kishin përjetuar kaq shumë borë në muajin korrik. Dëbora po shoqërohet edhe me erëra të forta, duke e bërë të ftohtin edhe më të acartë, me temperature -5 deri në -8 gradë Celsius gjatë mbrëmjes. /A2