Përmbytje dhe rrëshqitje toke, moti i lig pushton veriun e Italisë

Përmbytje dhe rrëshqitje toke, moti i lig pushton veriun e Italisë

Bota July 28, 2021 - 15:17

Moti i lig me shi të rrëmbyer ka përfshirë veriun e Italisë gjatë së martës, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.

Situata ka qenë më e rëndë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj. Pamje të tmerrshme u shpërndanë në rrjetet sociale ku uji merrte gjithçka i dilte përpara në rrugë, ndërsa rrëshqitje toke pati pranë liqenit të Komos.

Disa fshatra u izoluan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat bllokuan rrugët, ndërsa uji u fut në shumë banesa dhe disa automjete u zhytën tërësisht në rrugët e shndërruara në lumenj. /a2news.com