Gomonet e emigrantëve mbushin hapësirën sa një fushë futbolli në Angli

Gomonet e emigrantëve mbushin hapësirën sa një fushë futbolli në Angli

Bota July 28, 2021 - 15:14

Tentativat e emigrantëve për të kaluar brigjet drejt Anglisë më qëllim sigurimin e një jete më të mirë, janë shtuar gjithnjë e më shumë.

Por mjetet më të cilat emigrantët kanë udhëtuar janë sekuestruar në shumicën e rasteve duke e bërë vendin ku këto të fundit vendosen, një hapësirë gjigante plot me gomone, me madhësinë e një fushe futbolli.

Varkat ose gomonet janë krijuar për të mbajtur zakonisht rreth 30 persona, por gjithnjë mbushen me dyfishin e këtij numri nga kontrabandistët.

Anglia është një nga vendet më të zgjedhura nga emigrantët për të kërkuar azil./a2news.com