300 të vdekur nga trazirat në Afrikën e Jugut

300 të vdekur nga trazirat në Afrikën e Jugut

Bota July 22, 2021 - 22:53

Trazirat në Afrikën e Jugut këtë muaj kanë marrë 337 jetë, tha qeveria të enjten, duke shënuar një rritje të numrit të të vdekurve nga 276 sa u njoftuan një ditë më parë.

“Policia e Afrikës së Jugut ka rishikuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në provincat Gauteng në 79 dhe KwaZulu-Natal në 258 si në lidhje me trazirat”, tha Khumbudzo Ntshavheni, një ministre në zyrën e presidentit.

Ajo shtoi se disa nga vdekjet e fundit ishin të njerëzve që morën lëndime në trazira.

Plaçkitja dhe djegia e bizneseve shpërtheu në fillim të këtij muaji, një ditë pasi ish-presidenti Jacob Zuma filloi të vuante dënimin 15 mujor.