Studimi, dy doza Pfizer ose AstraZeneca efektive kundër variantit “Delta”

Studimi, dy doza Pfizer ose AstraZeneca efektive kundër variantit “Delta”

Bota July 22, 2021 - 21:53

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut kanë arritur në përfundimin se marrja e dy dozave të vaksinave anti-COVID Pfizer ose AstraZeneca janë shumë efektive kundër variantit “Delta”.

Sipas studimit është zbuluar se dy doza të vaksinës Pfizer ishin 88% efektive në parandalimin e variantit “Delta”, ndërsa ishin 93.7% efektive kundrejt variantit “Alpha”.

Megjithatë ashtu sikurse raportohet nga studimi, një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për një mbrojtje të plotë nga variant “Delta”.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti “Delta” pritet të bëhet më dominues gjatë muajve të ardhshëm. /euronews