I riu masakrohet me thikë ndërsa filmonte një videoklip

I riu masakrohet me thikë ndërsa filmonte një videoklip

Bota July 22, 2021 - 21:51

Një reper i ri u vra me thikë në Britaninë e Madhe ndërsa ishte duke filmuar videoklipin e këngës së tij më të fundit.

20-vjeçari Shane Jerome u godit disa herë me thikë në Brixton High Street në Londrën e Jugut nga një grup personash duke humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Shkaqet e këtij krimi janë ende të paqarta dhe disa dëshmitarë treguan se agresorët u shfaqen nga hiçi duke e masakruar reperin. /a2cnn