Protestat masive kundër qeverisë, SHBA-ja vendos sanksione financiare ndaj Kubës

Protestat masive kundër qeverisë, SHBA-ja vendos sanksione financiare ndaj Kubës

Bota July 22, 2021 - 21:31

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot  sanksione financiare mbi ministrin e Mbrojtjes Cuban Alvaro Lopez Miera dhe një njësi të veçantë të Ministrisë së Brendshme për  t’u dhënë fund demonstratave pro-demokracisë në Kubë.

“Populli i Kubës po proteston për të drejtat themelore dhe universale që qeveria e tyre duhet të garantojë “- tha Sekretarja e Thesarit e SH.B.A. Janet Glenn në një njoftim për shtyp, duke premtuar të vazhdonte vendosjen e sanksioneve në ishull për të mbështetur kërkesën e njerëzve për demokraci.

Nga ana e tij presidenti Joe Biden  tha sot se sanksionet e reja të SHBA kundër Kubës synojnë ata që janë përgjegjës për goditjen e protestave dhe janë vetëm hapi i parë në përgjigjen e SHBA. “Ky është vetëm fillimi”- tha Biden në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë arrestimet dhe gjykimet masive në Kubë dhe do të vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për shtypjen e popullit kuban”- tha ai. /bw