Rriten rastet me koronavirus në Itali, 21 viktima të tjera

Rriten rastet me koronavirus në Itali, 21 viktima të tjera

Bota July 21, 2021 - 18:56

Rriten rastet me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 4259 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga 235 mijë tamponë të kryerë. Një ditë më parë ishin 3558.

21 persona të tjerë humbën jetën, ndërkohë që vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre. /a2cnn