Turqia, rekord botëror në procesin e vaksinimit
Foto: Tv Klan

Turqia, rekord botëror në procesin e vaksinimit

Bota June 18, 2021 - 21:43

Turqia shënon rekordin botëror në procesin e vaksinimit. Në 24 orët e fundit  Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koxha, njoftoi përmes rrjeteve sociale se janë kryer 1 milionë e 582 mijë e 232 injeksione shifra më e lartë kjo, brenda një dite në botë.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore deri tani janë vaksinuar rreth 38.5 milionë qytetarë nga të cilët 15 milionë me të dyja dozat e vaksinës. Injeksionin tashmë mund ta marrin personat mbi 35 vjeç ndërsa fasha moshore pritet të ulet në ditët në vijim nëse procesi ecën me këto ritme.

Autoritetet parashikojnë që deri në javën e parë të korrikut, të përfundojë vaksinimi i popullsisë mbi 18 vjec në Stamboll që do të bëhet edhe qyteti i parë që do të heqë maskën në rrugë. Në vend po aplikohen dy lloje vaksinash, ajo kineze e prodhuar nga Sinopharm si dhe Pfizer BioNTech.

Me mbërritjen e dozave nga kompania gjermano amerikane procesi vijoi me ritme të shpejta duke kaluar 1.5 milionë vaksinime në ditë.  Kjo ecuri ka ndikuar edhe në përmirësimin e situatës pandemike. Ministria e shëndetësisë në Turqi ka njoftuar për 5904 raste të reja infektimesh dhe 62 jetë të humbura në 24 orët e fundit./tvklan