11 të vdekur nga një shpërthim gazi në një qendër të Kinës

11 të vdekur nga një shpërthim gazi në një qendër të Kinës

Bota June 13, 2021 - 10:44

11 persona kanë vdekur nga një shpërthim gazi në rrethin Zhangwan në qytetin Shiyan të Kinës.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Autoritetet kanë shpëtuar më shumë se 100 njerëz nga rrënojat, duke përfshirë 37 persona me lëndime serioze.

Nga udhëheqësit e qytetit u tha se shkaku i incidentit është duke u hetuar.