I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga dhjetë vjet burg emigrantët

I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga dhjetë vjet burg emigrantët

Bota June 12, 2021 - 19:59

Një gjykatë në Greqi dënoi me nga 10 vjet burg 4 azilkërkues nga Afganistani, të cilët një vit më parë i vunë zjarrin një qendre për pritjen e refugjatëve në ishullin e Moria.

Avokatët mbrojtës deklaruan se klientët e tyre, të cilët mohojnë akuzat” u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme. Mbrojtja shkoi dhe më tej duke e konsideruar të gjithë procesin të padrejtë.

Një vit më parë, zjarri në kampin e tejmbushur me refugjatë në ishullin e Lesbos la më shumë se 13 mijë persona të pastrehë. Situata u tensionua pasi refugjatët mbaheshin të izoluar, për shkak të masave anticovid që ishin vendosur. /a2