Studimi: Varianti Delta, 60% më i transmetueshëm se Alpha dhe më rezistent ndaj vaksinave

Studimi: Varianti Delta, 60% më i transmetueshëm se Alpha dhe më rezistent ndaj vaksinave

Bota June 11, 2021 - 13:16

Varianti indian Delta është rreth 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, që u shfaq në Angli dhe vaksinat janë më pak efektive kundër tij, ka thënë Shëndeti Publik në Angli.

Më shumë se 90% e rasteve të reja COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë aktualisht me variantin Delta.

Varianti, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më dominues në Mbretërinë e Bashkuar sesa Alpha.

Që nga java e kaluar, numri i rasteve të varianteve Delta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 70% në 42 323.

Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon që varianti Delta shoqërohet me një rrezik afërsisht 60% të shtuar të transmetimit krahasuar me variantin Alpha.

Vlerësimi më i fundit i rrezikut COVID-19 raporton se vaksinat janë më pak efektive ndaj variantit Delta se sa Alpha me 17% pas një doze. Por kishte pak zvogëlim të efikasitetit pas dy dozave, që do të thotë se marrja e një doze të dytë është integrale për mbrojtjen kundër variantit Delta.

Që nga 7 qershori, ka pasur 42 vdekje në Angli të njerëzve të konfirmuar se kishin variantin Delta, të cilët ndërruan jetë  brenda 28 ditëve nga testimi pozitiv.

Nga këta njerëz, 23 ishin të pavaksinuar, shtatë kishin marrë dozën e parë më shumë se 21 ditë më parë dhe 12 kishin marrë dozën e tyre të dytë më shumë se 14 ditë më parë.

Në Angli, 39 061 raste të varianteve Delta janë konfirmuar tani, me 2035 në Skoci, 184 në Uells dhe 43 në Irlandën e Veriut. /A2