Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Biden: S’po kërkojmë konflikt me Rusinë, por do të përgjigjemi ndaj aktiviteteve të dëmshme
Foto: AP

Biden: S’po kërkojmë konflikt me Rusinë, por do të përgjigjemi ndaj aktiviteteve të dëmshme

Bota June 10, 2021 - 11:10

“Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplotë, kur qeveria ruse të përfshihet në aktivitete të dëmshme”,  tha presidenti i SHBA Joe Biden teksa filloi turneun e tij të parë jashtë shtetit, në Europë.

Axhenda e mbushur e presidentit Biden nis me një takim të udhëheqësve të G7 dhe një samit të NATO-s përpara se të përfundojë me një bisedë ballë për ballë me presidentin rus Vladimir Putin, që pritet të zhvillohet në Gjenevë në 16 qershor.

“Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë, ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme, të parashikueshme”, u shpreh Biden në lidhje me këtë takim.

Presidenti amerikan shpreson të lërë pas “izolimin e epokës Trump” me vizitën e tij të parë në Evropë.

“Në çdo pikë gjatë rrugës, ne do ta bëjmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë kthyer dhe demokracitë e botës po qëndrojnë së bashku për të trajtuar sfidat më të vështira dhe çështjet që kanë më shumë rëndësi për të ardhmen tonë”, tha presidenti i SHBA.

Biden pritet të takojë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson të enjten në Cornwall për të diskutuar “Kartën te Atlantikut”, modeluar nga marrëveshja historike e nënshkruar nga Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt në 1941.

Presidenti amerikan kundërshtoi lëvizjen Brexit që kryeministri Johnson mbështeti dhe ka shprehur shqetësim të madh për të ardhmen e Irlandës së Veriut.

Biden madje një herë e quajti udhëheqësin britanik një “klon fizik dhe emocional” të Trump./Euronews.al