Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Presidenti i Bullgarisë: Mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duhet dialog i drejtpërdrejtë për përparim real
Foto: Balkanweb

Presidenti i Bullgarisë: Mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duhet dialog i drejtpërdrejtë për përparim real

Bota June 10, 2021 - 09:39

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka dhënë sinjale përmirësimi në raport me integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Radev në një videoconference me Presidentin e PE, David Sassoli ka theksuar qartazi se Bullgaria e mbështet Maqedoninë e Veriut në integrimin e kësaj të fundit për në BE.

Ai thekson se duhet dialog i drejtpërdrejtë në  mënyrë që të ketë përparim real dhe rezultate mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Momentalisht Bullgaria është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, por dhe qeveria kujdestare nuk ka ndryshuar qëndrimin për veton ndaj negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE. Veto e Bullgarisë mund të ndikojë direkt edhe tek Shqipëria./ballkanweb