Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Burri që goditi Macronin jeton në një botë paralele - bën simulime të betejave mesjetare

Burri që goditi Macronin jeton në një botë paralele - bën simulime të betejave mesjetare

Bota June 09, 2021 - 14:28

Burri që goditi me shuplakë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.

Sipas policisë franceze, i riu i identifikuar vetëm si Damien T., pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare. /a2cnn

Image