Situata në Lindjen e Mesme, Merkeli bisedë telefonike me Netanjahun
Foto ilustruese

Situata në Lindjen e Mesme, Merkeli bisedë telefonike me Netanjahun

Bota May 17, 2021 - 17:29

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe e siguroi  për solidaritetin e qeverisë federale gjermane ndaj Izraelit në lidhje me konfliktin aktual në rajon. Kjo u raportua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në një deklaratë.

“Kancelarja kthehet për të dënuar ashpër vazhdimin e sulmeve raketore nga Gaza në drejtim të  Izraelit dhe siguron kryeministrin për solidaritetin e qeverisë federale”, thuhet në deklaratë. Kancelarja “riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet”, por shprehu shpresën e saj “për t’i dhënë fund konflikteve sa më shpejt të jetë e mundur, përballë humbjes së shumë civilëve nga të dy palët”. Më në fund Merkel kujtoi se qeveria “do të marrë vendime të mëtejshme kundër protestave në Gjermani që përhapin urrejtje dhe antisemitizëm”.

Nga ana e tij kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu u shpreh se Hamas po kryen një krim të dyfishtë lufte, ndërsa hedh raketa mbi popullsinë civile dhe përdor qytetarët si mburoja.

“Hamas po kryen një krim të dyfishtë lufte; ai hedh raketa mbi popullsinë civile dhe përdor qytetarët e tij si mburoja”.

Netanyahu gjithashtu falënderoi kancelaren Merkel për veprimet e qeverisë kundër elementeve antisemitikë në Gjermani./a2cnn