Komanda ushtarake izraelite ndalon sulmin pasi sheh që ka edhe fëmijë

Komanda ushtarake izraelite ndalon sulmin pasi sheh që ka edhe fëmijë

Bota May 16, 2021 - 16:07

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërndarë një bisedë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit mes një piloti të një avioni luftarak dhe komandës, në të cilën bisedë komanda i kërkon pilotit që të kontrollojë se a ka fëmijë në një ndërtesë ku pritet që të sulmohet.

Përgjigja e pilotit ishte se njerëzit në atë ndërtesë nuk mund të jenë fëmijë sepse po lëviznin shumë shpejt.

Ndërsa përgjigja e komandës ishte se me gjasë aty ka fëmijë dhe se duhet të ndalohet gjithçka.

Pas kësaj, piloti e konfirmon se aty ka fëmijë dhe së bashku me ta është një i rritur.

“Është e vërtetë, është një i rritur me disa fëmijë të vegjël”, thuhet në përgjigjen e pilotit.

“Ne dyshojmë se ka fëmijë këtu dhe nuk do të vazhdojmë duke pasur mundësinë që ata të jenë fëmijë”, thuhet në përgjigjen e fundit të komandës së forcave izraelite dërguar pilotit i cili ishte gati ta sulmonte një ndërtesë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit në videon e shpërndarë thonë se “luftimi i një organizate terroriste që vepron brenda zonave civile nuk është e lehtë”./eo