Vriten nëntë persona në një shkollë në Rusi [video]

Vriten nëntë persona në një shkollë në Rusi [video]

Bota May 11, 2021 - 10:22

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë pas shpërthimeve në një shkollë të mesme në qytetin qendror rus Kazan.

"Tetë nxënës dhe një mësues u vranë," i tha një burim agjencisë së lajmeve Interfax, transmeton Zeri.info.

Më herët ishte raportuar nga mediat ruse se persona të panjohur hapën zjarr pranë institucionit arsimor, dhe më vonë u dëgjua një shpërthim.

Sipas raportimeve njësitë speciale të policisë kanë hyrë në oborrin e shkollës dhe se një nga autorët, që dyshohet se është adoleshent, u arrestua.

Sipas portalit "Baza", një nga sulmuesit është 19-vjeçari Ilnaz Renatovic Galjaviev. Galjaviev thuhet se u diplomua në të njejtën shkollë ku ka ndodhur sulmi./Zëri