Gruan e zë rryma ndërsa mbushte telefonin që kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti

Gruan e zë rryma ndërsa mbushte telefonin që kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti

Bota May 10, 2021 - 18:24

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani, ku 54-vjeçarja Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj,  telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të.