Fotografohet përtej Adriatikut raketa kineze që doli jashtë kontrollit

Fotografohet përtej Adriatikut raketa kineze që doli jashtë kontrollit

Bota May 08, 2021 - 08:14

Një vëzhgues qielli në Itali, i cili është pjesë e projektit "Virtual Telescope", ka fotografuar  bërthamën e madhe të raketës kineze e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në tokë. Raketa tashmë është futur në atmosferën e  Tokës.

Sipas ekspertëve, përforcuesi 20 tonësh është mjaft i madh sa që disa pjesë ka të ngjarë të arrijnë në tokë.

Shanset janë që çfarëdo mbeturinash që bien në tokë, të bien mbi ujërat e hapura.

Por nuk ka asnjë garanci që mbetjet e "March Long 5B" nuk do të bien mbi një zonë të populluar.

"Komanda Hapësinore e SHBA-së është në dijeni dhe përcjell vendndodhjen raketës kineze në hapësirë, por pika e saktë e hyrjes së saj në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet," tha agjencia amerikane e mbrojtjes ndërsa gjurmonte mbeturinat nga Pentagoni më 5 maj.

Pritej që raketa kineze të kryente një manovër aktive për të deorbituar vetveten, por kjo nuk duket se ndodhi. Në konferencën për shtyp përpara nisjes, Komandanti i Përgjithshëm i raketës "March Long 5B" - Wang Jue - u tha gazetarëve se "March Long 5B"  ishte përmirësuar që nga hera e fundit, por nuk u përmend asnjë manovër e mundshme deorbit.

Bazuar në orbitën e tij aktuale, gjurmët e mbetjeve ka të ngjarë të bien diku deri në veri si New York, Madrid ose Pekin dhe deri në jug si Kili Jugor dhe Wellington, Zelanda e Re, ose diku në mes./Oranews