Vrasësi i George Floydit akuzohet edhe për përdorim të forcës ndaj një të mituri më 2017

Vrasësi i George Floydit akuzohet edhe për përdorim të forcës ndaj një të mituri më 2017

Bota May 07, 2021 - 22:06

Derek Chauvin, i cili u akuzua nga një juri e madhe federale për shkelje të të drejtave civile në lidhje me vdekjen e George Floyd, gjithashtu tani përballet me akuza federale për një incident të vitit 2017.

Ish-officeri i i policisë së Minneapolis është akuzuar gjithashtu për përdorimin e forcës së paarsyeshme ndaj një 14-vjeçari më 4 shtator 2017, transmeton Klan Kosova

“Në mënyrë të veçantë, i pandehuri Chauvin, pa justifikim ligjor, mbajti të miturin në fyt dhe e goditi të miturin një herë në kokë. Kjo vepër përfshinte përdorimin e një arme të rrezikshme – një elektrik dore – dhe rezultoi në dëmtim trupor të të miturit”, thuhet në aktakuzë.

Ish-officeri vazhdon të mbetet në burg pasi u dënua në gjykatën e shtetit për rolin e tij në vdekjen e Floyd.