Nga 12 maji në Francë kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19 të gjithë ata që dëshirojnë

Nga 12 maji në Francë kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19 të gjithë ata që dëshirojnë

Bota May 06, 2021 - 23:25

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca do të zgjerojë aksesin në programin e saj të vaksinimit kundër koronavirusit.

Në Francë deri tani vetëm personat mbi 55 vjeç dhe ata që kanë sëmundje shoqëruese kanë pasë të drejtë të vaksinimit. Ndërsa, nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet franceze, gati 17 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinave kundër COVID-19 që nga e marta, ndërsa 7.5 milionë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinave.

Franca ka autorizuar katër vaksina për përdorim: Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.