Rusia miraton vaksinën Sputnik me një dozë të vetme

Rusia miraton vaksinën Sputnik me një dozë të vetme

Bota May 06, 2021 - 17:40

Rusia ka zyrtarizuar aprovimin e një versioni “të lehtë”  e vaksinës kundër koronavirusit, Sputnik V.

Risia më e madhe e këtij versioni është fakti që do të jetë vetëm me një dozë, ndërkohë që versioni i parë ka nevojë për dy injeksione.

Sipas fondit rus për investimet direkte, që financon prodhimin e Sputnik V, Sputnik Light, siç do të quhet, ka një efikacitet në 79.4% të rasteve, ndërkohe që versioni i parë kalonte 91%.

Ndërkohë, edhe autoritetet ruse po tregohen dakord me idenë e presidentit amerikan Joe Biden mbi pezullimin e të drejtave intelektuale për krijimin e vaksinave.     

Sipas vetë presidentit Putin, që u shpreh gjatë një takimi më zëvendëskryeministren Tatyana Golikova, “ kjo është një ide që meriton vëmendje, në linjë me rregulloren e Organizatës Botërore të Tregtisë që e parashikon në raste të jashtëzakonshme”./a2cnn