Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Sulm me raketa pranë bazës me trupa amerikane në Irak

Sulm me raketa pranë bazës me trupa amerikane në Irak

Bota May 04, 2021 - 08:23

Tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar gjatë natës pranë një baze ushtarake në Bagdad, e cila strehon një numër të madh ushtarësh amerikanë.

Mediat irakiane bëjnë me dije se shpërthimet erdhën nga 3 raketa që synonin të godisnin trupat e koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Sipas burimeve, ky është sulmi i dytë ndaj trupave amerikane brenda pak ditësh, ku dy raketa goditën aeroportin e Bagdadit.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre akuzojnë milicitë lokale shiite filo-iraniane për këto ngjarje./a2cnn