Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Moska sanksione ndaj 8 zyrtarëve të lartë evropianë, Brukseli thërret ambasadorin e Rusisë në BE

Moska sanksione ndaj 8 zyrtarëve të lartë evropianë, Brukseli thërret ambasadorin e Rusisë në BE

Bota May 03, 2021 - 16:41

Ambasadori i Rusisë në BE u thirr sot nga institucionet evropiane, pas vendimit të Moskës për të sanksionuar tetë zyrtarë të lartë evropianë, duke përfshirë presidentin e Parlamentit Evropian dhe një komisionar, njoftoi Komisioni Evropian.

“Ambasadori u thirr dhe do të pritet nga sekretari i përgjithshëm i Komisionit Evropian dhe Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme”, deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Rusia ndaloi javën e kaluar hyrjen në territorin e saj të tetë zyrtarëve evropianë, mes të cilëve presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, zëvendëspresidenten e Komisionit Vera Jourova, prokurorin e Berlinit Jörg Raupach dhe deputetin francez Jacques Maire, raportues special për helmimin e opozitarit Alexeï Navalny në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE).

Bashkimi Evropian dënon këtë vendim të njoftuar pas miratimit nga Parlamenti Evropian të një rezolute, që dënon veprimet e Rusisë dhe kërkon sanksione ekonomike dhe politike. /ballkanweb