Sot i jepet lamtumira e fundit Princit Philip - të pranishëm në ceremoni vetëm 30 persona

Sot i jepet lamtumira e fundit Princit Philip - të pranishëm në ceremoni vetëm 30 persona

Bota April 17, 2021 - 09:59

Përmes ceremonive zyrtare i jepet sot lamtumira e fundit Princ Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth, i cili i nda nga jeta një javë më parë në moshën 99-vjeçare.

Windsor ka përfunduar të gjitha përgatitjet ndonëse ceremonia do të jetë e kufizuar vetëm me 30 pjesëmarrës, masa të marra për shkak të pandemisë. Por vëmendja e mediave botërore do të jetë e madhe .

Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin  duka  e projektoi vetë.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin e varrimit të Princit Philip.

Princi William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore./Euronews.al