Ministri turk dhe ai grek përplasen në konferencën për media në Ankara

Ministri turk dhe ai grek përplasen në konferencën për media në Ankara

Bota April 15, 2021 - 23:30

Ndërsa pritej krejtësisht diçka tjetër ,konferenca e përbashkët për shtyp midis ministrave të Jashtëm të Greqisë e Turqisë,pas vizitës së kryediplomatit grek Dendias në Ankara , është zhvilluar mes një dialogu të tensionuar dhe akuzash dypalëshe para kamerave.

Replikat kanë filluar pasi Z. Cavousoglou që ka theksuar se çështjet që ndajnë dy vendet mund të zgjidhen përmes një dialogu konstruktiv, ka përmendur më pas minoritetin mysliman në Trake të cilin e ka quajtur si turk.

Dendias: Për ne – duhet ta them këtë – ekziston një pakicë myslimane në Greqi. Kjo është e njohur nga Traktati i Lozanës, kjo është pikëpamja zyrtare e shtetit grek.

Cavusoglou: Në deklaratën e tij, Nikos Dendias fatkeqësisht bëri disa akuza jashtëzakonisht të papranueshme ndaj vendit tim. Ai tha se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë. Nuk është e mundur që ne ta pranojmë këtë.

Dendias: Do të më bënte shumë përshtypje nëse prisnit, i dashur Mevlüt, që te vija ketu ne Ankara dhe t’i paraqisja gjërat sikur s’ka ndodhur asgjë në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Pozicionimi i Greqisë është i qartë: Turqia ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare dhe Konventën mbi Ligjin e Detit në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shkelur të drejtat sovrane të Greqisë.

Ka bërë mbi 400 fluturime mbi territorin grek

Mevlüt. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që lejon fluturimin mbi territorin grek. Nuk po flas për detin.
Ka pasuar përseri ndërhyrja e z. Cavusoglu i cili ka folur për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Greqisë, ndërsa ka theksuar se Ankaraja nuk do që të përmendet mbi 80.000 kthimet- pas (push-backs) të refugjatëve në det nga rojat greke.

Cavusoglou: Turqia është e detyruar të mbrojë të drejtat e veta, veçanërisht në Mesdheun Lindor dhe ato të Turqve Qipriotë; të gjithë hapat që ne ndërmarrim kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave tona .

Dendias: Vërtet po kërkojmë një axhendë pozitive. Kjo është zgjidhja.

Por një axhendë pozitive do të thotë të perceptosh pozicionin e tjetrit. Ju ngritët dy çështje Mevlüt: Çmilitarizimin e ishujve. Pse ka ushtri në ishujt? Ka sepse kërcënohen nga dikush. Ushtria kushton para. Ne nuk duam të harxhojmë para pa arsye. A ka ndonje që pohon në këtë moment se nuk ka kërcënim ushtarak dhe forcë zbarkimi perballe ishujve? Nëse jo, mire do ishte ten a e thoshin!
Të dy diplomatet më pas kanë kuptuar se mund të vazhdonin për orë të tëra para kamerave me akuza ndaj njëri-tjetrit, ndaj e kanë mbyllur takimin e tensionuar për të marrë pjesë në një darkë shtruar për ndër të delagacionit grek. Dendias që ka ftuar homologun e tij për një vizitë në Athinë është takuar për 45 minuta edhe me presidentin turk Rexhep Tayyp Erdogan./tch