Izraelitët marrin frymë lirisht, maska jo më e detyrueshme në publik

Izraelitët marrin frymë lirisht, maska jo më e detyrueshme në publik

Bota April 15, 2021 - 20:38

Një nga shtetet që e ka menaxhuar më mirë pandeminë e koronavirusit, duke përdorur masa strikte, por edhe vaksinimin masiv të popullsisë, është Izraeli.

Një vit më parë, autoritetet e shëndetësisë në këtë shtet e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në ambientet e hapura, ndërsa të dielën e 18 prillit izraelitët do të marrin frymë lirisht, pasi Ministria e Shëndetësisë mori vendimin që maska të mos jetë më e detyrueshme në ambientet e hapura.

Megjithatë, vendimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura do të vijojë të mbetet në fuqi./a2cnn