FMN-ja thotë se fati i ekonomisë evropiane varet nga vaksinimi

FMN-ja thotë se fati i ekonomisë evropiane varet nga vaksinimi

Bota April 15, 2021 - 09:03

Evropa mund të ketë një rimëkëmbje, por kjo do të ndodhë në vartësi të kushteve të caktuara, në veçanti nga vaksinimi. Kështu thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të fundit mbi të ardhmen e kontinentit të vjetër.

Nëse ritmi i vaksinimeve përshpejtohet, rritja këtë vit do jetë 4.5%. Por çfarë ndodh në rast të kundërt? Dhe sa kohë do kërkojnë rimëkëmbja dhe rritja?

“Ne presim që parashikimet bazë të vaksinimit të përmbushen. Pamë një proces të ngadaltë në fillim të vitit në Evropë, por tani po përshpejtohet. Dhe ne presim që objektivat, të vendosur nga vendet anëtare të BE, të mund të arrihen. Ndaj në një situatë të tillë mund të themi se rritja do të jetë e fortë. Thënë kjo, pasiguritë nga përballja me valën e tretë të virusit janë të madhe dhe gjithçka varet se sa do të zgjasë. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me mutacionet, nuk dimë se çfarë do të ndodhë me pranimin e vaksinave. Pra, ka ende shumë të panjohura”, u shpreh Alfred Kammer, drejtor i departamentit për Evropën në FMN.

“Pati shumë skema për ruajtjen e vendeve të punës në Evropë gjatë pandemisë, u mbrojtën 68 milionë vende, por në të njëjtën kohë shumë të tjera janë humbur dhe s’po rikuperohen”, u shpreh Sasha Vakulina, redaktore ekonomie në Euronews.

“Duhet të ndryshojmë mbështetjen, të kalojmë nga sektorët në rënie tek ata në ekspansion. Kjo mund të kërkojë subvencione, që ofrohen nga qeveritë, që nga ana tjetër kërkon një rikualifikim të profesioneve dhe investime private. Këto të fundit kanë rënë gjatë krizës dhe na duhen stimuj për t’i rikthyer”, tha Alfred Kammer.

“Zoti Kammer, ju faleminderit”, u përgjigj Sasha Vakulina./Euronews.al