Ish-policja akuzohet për vrasjen e të riut në Minesota

Ish-policja akuzohet për vrasjen e të riut në Minesota

Bota April 15, 2021 - 08:50

Një ish-oficere e policisë e cila qëlloi për vdekje një automobilist me ngjyrë në Minesota është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, thonë prokurorët.

Kim Potter u arrestua dhe më vonë u la e lirë me kusht 100 mijw dollar.

Policia thotë se Potter qëlloi Daunte Wright aksidentalisht, pasi gabimisht kishte tërhequr armën e saj.

Duke iu përgjigjur akuzave, avokati i familjes Wright, Ben Crump tha se vrasja ishte një “përdorim i qëllimshëm dhe i paligjshëm i forcës”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Potter dhe shefi i policisë lokale Tim Gannon kanë dhënë dorëheqjen. Vrasja ka shkaktuar përplasje midis policisë dhe protestuesve në Brooklyn Center – një periferi e Minneapolis – dhe vonë të mërkurën, disa qindra demonstrues sfiduan përsëri një shtetrrethim për t’u mbledhur jashtë selisë së policisë.