Danimarka bllokon përfundimisht vaksinën “AstraZeneca”

Danimarka bllokon përfundimisht vaksinën “AstraZeneca”

Bota April 14, 2021 - 14:39

Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës "AstraZeneca". Arsyeja lidhet me rastet e trombozës që paraqiten në veçanti te moshat më të reja.

Vendimi i qeverisë në Kopenhagë do të bllokojë për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.

Agjencia Europiane e Barnave, EMA, kishte pranuar javën e kaluar efektet e mundshme negative të vaksinës së krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, por kishte vlerësuar që benefitet ishin më të mëdha sesa efektet negative.

Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me "AstraZeneca". /A2