Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Kryeministri pakistanez kritikohet se fajësoi viktimat e përdhunimit

Kryeministri pakistanez kritikohet se fajësoi viktimat e përdhunimit

Bota April 07, 2021 - 19:31

Grupet për të drejtat e njeriut në Pakistan kanë akuzuar kryeministrin Imran Khan si një “përkrahës të përdhunimit” pasi ai fajin për rritjen e rasteve të sulmeve seksuale ia hodhi grave për mënyrën se si vishen.

Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, ai i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar joshjen, shkruan “BBC”, transmeton “Zeri.info”

“Në çdo shoqëri ku vulgariteti është i përhapur, ka pasoja”, tha ai në këtë intervistë. Qindra njerëz kanë nënshkruar një deklaratë duke kërkuar kërkimfalje nga ai.

Pakistani renditet si një nga vendet më të rrezikshëm në botë për gratë për sa i përket sigurisë dhe barazisë.

Abuzimi seksual, të ashtuquajturat vrasje “nderi” dhe martesat e detyruara janë të zakonshme, dhe rastet penale raportohen rrallë në polici, apo hetohen seriozisht. Në një intervistë dy-orëshe, me pyetje dhe përgjigje me publikun drejtpërdrejtë në televizion, Imran Khan u pyet se çfarë hapash kishte ndërmarrë qeveria e tij për të parandaluar abuzimin seksual.

Pasi denoncoi krimet kundër grave dhe fëmijëve, ai tha se dhuna seksuale ishte rezultat i “poshtërimit në rritje”, duke shtuar se ishte produkt i Indisë, i Perëndimit dhe i filmave të Hollivudit.

Khan tha se gratë në Pakistan duhet të heqin “joshjen” sepse “jo të gjithë kanë vetëpërmbajtje”. Ai tha se gratë duhet të zbatojnë “purdah” - një term që i referohet grave që veshin rroba modeste përreth burrave ose ndarjes midis gjinive.

Statistikat zyrtare në Pakistan kanë treguar se së paku 11 incidente përdhunimi raportohen çdo ditë në vend, me mbi 22 mijë raste të raportuara në Polici në gjashtë vjetët e fundit. Por, vetëm 77 të akuzuar janë dënuar, që përbën 0.3 për qind të shifrës totale, raporton “GeoNews”. /Zëri