Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
A mund ta transmetojnë virusin personat e vaksinuar?

A mund ta transmetojnë virusin personat e vaksinuar?

Bota April 07, 2021 - 14:15

CDC-ja thekson se disa masa preventive duhet të aplikohen pavarësisht vaksinimit, por personat që kanë marrë dozat e plota të vaksinës do të jenë në gjendje që të marrin pjesë në disa ngjarje që kanë shkallë të ulët të rrezikut të infeksionit ose të transmetimit të sëmundjes COVID-19.

Vazhdimi i respektimit të masave kundër COVID-19

Edhe nëse personat e vaksinuar nuk sëmuren, ata mund të infektohen me koronavirus dhe të mos shfaqin simptoma. Ekspertët besojnë se vaksinat ulin shanset që të vaksinuarit të përhapin më tej infeksionin.

“Një person i vaksinuar e kontrollon më mirë virusin, prandaj shanset e transmetimit ulen jashtëzakonisht shumë”, thotë dr. Robert Gallo, virolog në Universitetin e Marilandit.

Të dhënat e studimeve të deritashme sugjerojnë se nëse dikush infektohet me COVID-19 pavarësisht se është vaksinuar, në hundën e tij mbeten më pak gjurmë e virusit sesa te njerëzit e pavaksinuar. Sipas këtyre studimeve, sasia e vogël e virusit e bën të vështirë përhapjen e tij.

Me qëllim që ta adresojë këtë çështje, SHBA-ja ka nisur një studim me studentë, të cilët janë të gatshëm t’i nënshtrohen çdo ditë testimit duke iu marr strisho nga hundët.

Për shkak të pasigurive të përgjithshme dhe shfaqjes së varianteve të reja, që janë më ngjitëse, ekspertët thonë se njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të vazhdojnë të veshin maska dhe të mbajnë distancë fizike kur janë në publik dhe kur janë në kontakt me njerëz të pavaksinuar, të cilët mund të përjetojnë simptoma të rënda të sëmundjes nëse infektohen me koronavirus.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë”, thotë Gallo. “Vaksina është e domosdoshme. Por, nuk është ilaçi që përfundimisht do t’i japë fund menjëherë pandemisë”, shkruan ABC News.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.