Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Kishin marrë të dyja dozat e vaksinës, 246 persona rezultojnë pozitivë dhe 3 vdesin në Miçigan

Kishin marrë të dyja dozat e vaksinës, 246 persona rezultojnë pozitivë dhe 3 vdesin në Miçigan

Bota April 06, 2021 - 22:32

246 banorë të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pasi ishin vaksinuar me të dyja dozat. Nga këta, 3 prej tyre ndërruan jetë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shëndetësisë së Miçiganit, Lynn Sutfin, tha për “The Detroit News” se rastet janë raportuar nga 1 janari deri në 31 mars të këtij viti dhe të gjithë këto raste kanë rezultuar pozitivë të paktën 2 javë pasi janë vaksinuar me dozën e fundit.

Ajo shtoi: “Ndërkohë që shumica e popullsisë zhvillon imunitet të plotë brenda 2 javësh nga kompletimi i vaksinës, një pjesë e vogël merr më shumë kohë për të krijuar një përgjigje të plotë antitrupash”.

Deri në 5 prill, rreth 2 milionë banorë nga 10 milionë që ka gjithsej Miçigani, janë vaksinuar plotësisht./A2news