Rusia importon 120 milionë lule për festën e 8 Marsit

Rusia importon 120 milionë lule për festën e 8 Marsit

Bota March 08, 2021 - 14:06

Shitësit e luleve janë shumë të zënë gjatë festës së 8 Marsit në Rusi. Festa e gruas është pushim zyrtar duke filluar nga viti 1920, por rëndësia e saj u rrit pas Luftës së Dytë Botërore. Në ditët tona, festa e 8 Marsit nuk është vetëm një festë për gratë ruse, por është gjithashtu një biznes i rëndësishëm për furnizuesit dhe shitësit e luleve.

"Shumë nga dërgesat tona të luleve vijnë nga Holanda, nga Amerika Latine, Ekuadori, Kolumbia dhe nga Afrika: Etiopia dhe vendet e tjera", thotë Sergey Pichugin, drejtor i Kompanisë Logjistike ‘AirTranss’.

Sipas zyrës doganore, Rusia ka importuar mijëra ton lule për festën e 8 Marsit. Deklarohen se më shumë se 9 mijë ton lule kanë kaluar kufirin që nga mesi i shkurtit, dy herë më shumë se para një viti. Katër vendet kryesore të origjinës së tyre janë Holanda, Ekuadori, Kenia dhe Kolumbia.

"Është e vetmja festë për shitësit e luleve që të sjell fitime më shumë se fitimi i një viti. Është për këtë arsye që porosisim një numër të madh lulesh dhe përpiqemi të kemi çdo gjë të freskët dhe me cilësi të lartë", shprehet Olga Shubladze, shitëse lulesh.

Shitësit e luleve në një nga tregjet më të mëdha të Moskës, presin që të kenë shumë punë të hënën. Dhe pavarësisht frikës për një mungesë të luleve për shkak të pandemisë së coronavirusit, klientët në Rusi kanë një ofertë të mirë me rreth 120 milionë lule të importuara. /euronewsal