Për një vit pandemi, mbi 2.5 milionë viktima e 116 milionë të infektuar

Për një vit pandemi, mbi 2.5 milionë viktima e 116 milionë të infektuar

Bota March 08, 2021 - 11:16

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i personave pozitivë me Covid-19 në mbarë  botën i ka kaluar 116 milionë këtë të diel, ndërsa numri i viktimave është mbi 2,58 milionë.

Po në rang global, sipas OBSH-së, janë kryer mbi 249 milionë doza vaksinash. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vend të parë me 28 milionë të infektuar me Covid dhe për numrin e lartë të të vdekurve, mbi 519 mijë. Pas SHBA-së, renditet India dhe Brazili.

Shtetet me më shumë se 2 milionë të infektuar përfshijnë Rusinë, Britaninë, Francën, Spanjën, Italinë, Turqinë, Gjermaninë, Kolumbinë dhe Argjentinën. /A2