Australia: Nëse Italia bllokon vaksinën AstraZeneca, bojkotojmë recetën italiane të makaronave

Australia: Nëse Italia bllokon vaksinën AstraZeneca, bojkotojmë recetën italiane të makaronave

Bota March 07, 2021 - 16:38

Nëse Italia bllokon dërgimin e 250 mijë dozave të vaksinës së Astrazenecas, Australia do të marrë masa.

Në fakt, duket se kryeministri Australian, Scott Morrison, e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe kërcënon me hakmarrje. Shpagimi do të vijë në formën e bojkotimit të recetave më të famshme italiane të makaronave, duke nisur nga carbonara deri tek raguja.

Gjithçka nisi me një mesazh në Twitter nga Naaman Zhou, gazetar i the Guardian, që publikoi në faqen e tij një foto me linguine duke shkruar në krah: “Përsa kohë Italia nuk dërgon 250 mijë doza të AstraZenecas, unë do ti thyej në dysh këto makarona e do ti përgatis me një salcë me pana që do ta quaj carbonara”.

Postimi u tij u konsiderua një fyera e madhe për këtë traditë të hershme gastronomike italiane. Në rrjet nuk vonoi shumë që të shpërthenin edhe kërcënime të tjera. gazetarja Kate Silver, e BBC ironizoi në të njëjtën mënyrë: Unë makaronat e mia do t`i gatuaj me fruta deti, e do t`i hedhe sipër edhe djath kaçkavall”.

Ndërkohë tani flitet edhe për embargo të ragusë, e madje sulmeve nuk i ka shpëtuar as pica e famshme italiane. Italia e bllokoi dy ditë më parë ngarkesën e vaksinës së AstraZenecas dhe Oksfordit që kishte për destinacion Australinë, ndërhyrja e parë kjo që kur BE-ja vendosi rregulla për nxjerrjen e vaksinave jashtë Bashkimit europian./TCH