Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Një tërmet me magnitudë 8.1 godet ishujt Kermadec në bregdetin e Zelandës së Re, leshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 8.1 godet ishujt Kermadec në bregdetin e Zelandës së Re, leshohet paralajmërim për cunami

Bota March 04, 2021 - 22:38

Një tërmet me magnitudë 8.1 ka goditur ishujt Kermadec në bregdetin verilindor të Zelandës së Re, duke shkaktuar një alarm për cunami për rajonin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Sërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi ishujt Kermadec në orën 7:28 pasdite, në një thellësi prej 19.4 kilometra.

Por Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se dridhja ishte me magnitudë 8.0.

Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për verilindjen e Zelandës së Re pranë rajonit të ishujve Kermadec pas tërmetit të dytë të fuqishëm në më pak se gjashtë orë.

"Njerëzit pranë bregdetit në zonat e mëposhtme duhet të lëvizin menjëherë në tokën më të afërt të lartë, nga të gjitha zonat e evakuimit të cunamit ose sa më shumë të jetë e mundur në brendësi. Mos qëndroni në shtëpi", tha agjencia në një njoftim.

Më herët, një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Zelandën e Re, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami në zonat bregdetare.