Sulm terrorist në Suedi, një i ri plagos me thikë 8 persona

Sulm terrorist në Suedi, një i ri plagos me thikë 8 persona

Bota March 03, 2021 - 21:01

Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm të dyshuar terrorist në Suedi. Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda, me policinë lokale që bën me dije se një i ri, rreth të njëzetave, goditi me thikë disa persona pasditen e sotme.

I riu u qëllua në këmbë nga policët dhe është dërguar në spital.

Sipas mediave suedeze, disa prej personave janë plagosur rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia po e heton si “sulm terrorist”./A2