Shënohen 347 viktima dhe mbi 20 mijë të prekur me COVID-19 në Itali

Shënohen 347 viktima dhe mbi 20 mijë të prekur me COVID-19 në Itali

Bota March 03, 2021 - 18:26

Situata e koronavirusit në Itali vijon të mbetet shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 347 pacientë me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 358,884 teste të realizuara, 20,884 pacientë kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 2,976,274  të prekur.

Ndërsa rajoni numrin më të lartë të infektimeve me Covid është Lambordia (4,590), ndjekur nga Campania (2,635), Emilia-Romagnia (2,456) dhe Piemonte me (1,537) të prekur./Abcnew.al