Argjentinasit mbushin rrugët duke kundërshtuar “privilegjet” për marrjen e vaksinave anti-COVID

Argjentinasit mbushin rrugët duke kundërshtuar “privilegjet” për marrjen e vaksinave anti-COVID

Bota February 28, 2021 - 17:25

Me mijëra argjentinas protestuan në rrugët e Buenos Aires pas skandalit të "vaksinave VIP" që ka tronditur qeverinë e Presidentit Alberto Fernandez.

Në sheshin historik  Plaza de Mayo përpara pallatit presidencial, demonstruesit  mbanin në duar tenxhere tigan dhe pankarta ku shkruhej "më ktheni vaksinën time" dhe "vaksinat nuk duhet të jenë privilegj".

Në mënyrë simbolike në tokë ishin vendosur qese plastike të formuara për të përfaqësuar viktimat e Covid-19.

“Po protestojmë sepse duam që të merren masa. Nuk ka kuptim që të vaksinohen politikanë përpara njerëzve. Në çdo vend normal të gjithë ata duhet të dorëhiqen është kjo arsyeja përse po protestojmë”, thotë një protestuese.

"Ky president nuk është kualifikuar të udhëheq Argjentinën. Është si një anije pa kapiten.  Duhet të shes gjithçka dhe të largohem nga vendi’, shtoi një tjetër.

Qeveria argjentinase filloi të vaksinojë punonjësit e saj shëndetësorë kundër COVID-19 në fund të dhjetorit dhe  pak ditë më parë , nisi të vaksinonte njerëzit mbi 70 vjeç.

Por javën e kaluar u zbulua se një dhjetëra njerëz kishin qenë në gjendje të përdorin lidhjet me politikanët  për të marrë doza të vaksinës për të cilat nuk kishin të drejtë . Për këtë çështje dha dorëheqjen  edhe ministri i Shëndetësisë.

Skandali sjell në qendër të vëmendjes frikën më të gjerë në rajon rreth korrupsionit dhe aksesit në vaksina, të cilat janë në mungesë. Vendi i Amerikës së Jugut tejkaloi 2 milionë raste me Covid-19 javën e kaluar dhe ka regjistruar më shumë se 50,000 vdekje nga virusi  që nga fillimi i pandemisë./Euronews.al