Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Alarmante: Italia përsëri në ‘zonë të kuqe’ nga emergjenca pandemike

Alarmante: Italia përsëri në ‘zonë të kuqe’ nga emergjenca pandemike

Bota February 27, 2021 - 13:52

Në bazë të treguesve të analizës së të dhënave të fundit nga Komiteti tekniko-shkencor, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo ka firmosur urdhëresën mbi masat anti Covid.

Masat do të hynë në fuqi nga data 1 mars 2021.

Prej disa javësh asnjë territor italian nuk konsiderohej zonë e kuqe, por vendimi i sotëm bën që rajoni i Bazilikatës e rajoni i Molise të shpallen zona të kuqe me rrezik shumë të lartë infektimi për popullsinë.

Do të jenë te mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të farmacive e dyqaneve ushqimore, si dhe me limitimin e lëvizjes në cdo orë të banorëve, e lejimin vetëm për motive shëndeti, pune o emergjence.

Rajonet Lombardia e Marche e Piemonte do të jenë zona portokalli me rrezik infektimi të lartë për popullsinë e me mbylljen e cdo aktiviteti tregtar me përjashtim të farmacive e atyre qe tregtojnë produkte ushqimore.

Ndërsa rajoni i Sardenjës do të konsiderohet zonë e bardhë me nje nivel infektimi të papëfillshëm për rrezikun e shëndetit të popullsisë. /Ora News/