Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Bota February 26, 2021 - 22:56

Parlamenti sllovak miratoi sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pas një debati plenar, që vazhdoi me ndërprerje që nga e mërkura, një shumicë e madhe e deputetëve të pranishëm votuan sot në favor të mocionit të qeverisë.

Gjendja e jashtëzakonshme, që u shpall më 1 tetor dhe është zgjatur tashmë disa herë, do të qëndrojë në fuqi deri më 19 mars.

Ndër të tjera, gjendja e jashtëzakonshme lejon rekrutimin dhe transferimin e detyruar të punonjësve shëndetësorë dhe ndalimin e tubimeve.

Një shtetrrethim është vendosur që nga fillimi i vitit, por është e vështirë të kontrollohet për shkak të përjashtimeve konfuze.

Pothuajse 7 000 vdekje nga COVID-19 janë regjistruar në Sllovaki deri më tani.

Sipas autoriteteve shëndetësore sllovake, ka pasur 303 420 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend, që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas agjencisë ECDC, numri i infektimeve të reja për 100 000 banorë në Sllovaki ka qenë 526 në 14 ditët e fundit, më shumë se katër herë më i lartë se në Gjermani, për dallim.

Me 239,3 vdekje nga COVID-19 për milion banorë në 14 ditët e fundit, Sllovakia është aktualisht përpara të gjitha shteteve të tjera në Europë./TCH