Mbi 2 mijë të infektuar me koronavirus për një ditë në Itali

Mbi 2 mijë të infektuar me koronavirus për një ditë në Itali

Bota February 26, 2021 - 21:55

ëNë Itali u raportuan 20 499 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 19 886, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Kurse 253 persona kanë humbur jetën. Shkalla e pozitivitetit ka shënuar një rritje me 0,7 %, duke shkuar në 6,3% në Itali.

Gjithsej, janë 2194 pacientë të shtruar në kujdes intensiv, me një rritje prej 26 njësish, krahasuar me dje.

Në pavijonet e zakonshëm, janë 18 292 pacientë, 35 më shumë se dje./TCH