Persona të armatosur rrëmbejnë 300 vajza në një shkollë në Nigeri

Persona të armatosur rrëmbejnë 300 vajza në një shkollë në Nigeri

Bota February 26, 2021 - 12:06

Më shumë se 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një shkollë në Jangebe në shtetin e Zamfaras, që ndodhet në verilindje të Nigerisë.

Sipas policisë së shtetit afrikan, një grup ende i paidentifikuar sulmoi shkollën e mesme dhe detyroi vajzat, nën kërcënimin e armëve, të largohen me ta.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në Nigeri, ku vetëm një javë më parë 42 nxënës të tjerë u rrëmbyen nga një shkollë në Nigeri. Po ashtu 300 minorenë u rrëmbyen në dhjetor, të cilët u liruan më vonë, pas negociatave me qeverinë. /A2