Mbretëresha Elizabeth apelon që të gjithë ta marrin vaksinën

Mbretëresha Elizabeth apelon që të gjithë ta marrin vaksinën

Bota February 26, 2021 - 12:05

Mbretëresha Elizabeth II i ka nxitur njerëzit të bëjnë vaksinat kundër Covid-19 ndërsa shton se marrja e saj “nuk dhemb aspak”.

Monarkja e Britanisë dhe bashkëshorti i saj, Duka i Edinburgut, morën vaksinat e tyre në Windsor Castle më 9 janar. Ata thanë se duan të rrisin besimin mes popullit dhe të ndalojnë spekullimet e mëtejshme mbi vaksinat.

“Është padyshim e vështirë për njerëzit nëse nuk kanë bërë kurrë një vaksinë por ata duhet të mendojnë për njerëzit e tjerë dhe jo për veten e tyre”, tha ajo teksa bisedonte me zyrtarë shëndetësorë që udhëheqin vaksinat Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Princi Philip aktualisht ndodhet i shtruar në spital pasi shfaqi një seri shqetësimesh ende të papërcaktuara.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 4 milionë raste dhe 122,303 vdekje nga koronavirusi, shifra më e lartë në Evropë. Por, vaksinimi ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe gati 19 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën një dozë. /A2