Raporti i SHBA-së për vrasjen e gazetarit Khashoggi pritet ta përfshijë princin saudit

Raporti i SHBA-së për vrasjen e gazetarit Khashoggi pritet ta përfshijë princin saudit

Bota February 25, 2021 - 15:11

SHBA-ja është duke u përgatitur që ta publikojë një raport të inteligjencës që pritet ta përfshijë princin e Arabisë Saudite në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka lexuar raportin dhe do të flasë me mbretin saudit së shpejti.

Biden dëshiron që të “rikalibrojë” (rindryshojë) marrëdhëniet me Arabinë Saudite me të cilën Amerika është afruar në qeverisjen e presidentit Donald Trump.

Khashoggi u vra brutalisht në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Princi saudit ka mohuar çfarëdo përfshirje në këtë rast.

Autoritetet saudite kanë thënë se vdekja e tij është rezultat i një “operacioni të mashtrimit” nga një ekip i agjentëve të dërguar për ta kthyer atë në mbretëri.

Pesë personave i është shqiptuar dënim me vdekje nga gjykata në Arabi Saudite, por këto dënime u kthyen në 20 vjet burgim në shtatorin e kaluar./Klankosova