SHBA, Kalifornia shteti i parë që tejkalon 50 mijë vdekje nga COVID-19

SHBA, Kalifornia shteti i parë që tejkalon 50 mijë vdekje nga COVID-19

Bota February 25, 2021 - 10:54

Numri i viktimave në Kaliforni ka arritur në 50.972 ndërsa 505.890 persona kanë humbur jetën në të gjithë SHBA-në që nga fillimi i pandemisë

Kalifornia u bë shteti i parë amerikan që kaloi shifrën prej 50 mijë vdekje nga koronavirusi (COVID-19), tregojnë të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins",

Numri i viktimave në Kaliforni ka arritur në 50.972 ndërsa 505.890 persona kanë humbur jetën në të gjithë SHBA-në që nga fillimi i pandemisë.

Përderisa Kalifornia regjistron më shumë se 3.5 milionë raste me COVID-19 e gjithë SHBA-ja regjistron 28.3 milionë raste që nga fillimi.

Kalifornia, e cila ka një popullsi më pak se 40 milionë banorë, regjistroi mbi 9.700 vdekje gjatë muajve dhjetor dhe janar.

"Është pikëlluese të raportosh për këtë numër të madh të vdekjeve shtesë të lidhura me COVID-19 dhe një kujtesë shkatërruese të çmimit të tmerrshëm që vala e dimrit u ka marrë kaq shumë familjeve në të gjithë qarkun", tha Barbara Ferrer, drejtore e Departamentit Shtetëror të Shëndetit Publik në Los Angeles.

Ndërsa raportohen 1.881 raste në 45 shtete amerikane të variantit britanik B.1.1.7, të paktën 46 raste të llojit të Afrikës së Jugut B.1.351 janë regjistruar në 10 shtete ndërsa varianti P.1 që u shfaq në Brazil janë regjistruar 5 raste në dy shtete, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Nga 88.6 milionë doza të shpërndara të vaksinave në SHBA, 66.4 milionë janë administruar dje që nga ora 6 e mëngjesit sipas kohës lokale, por vetëm 20.6 milionë persona ose 6.2 për qind e popullsisë amerikane kanë marrë dy doza. /AA