Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
 Mediat greke: Turqia nxjerr flotën e anijeve dhe aeroplanëve ushtarakë në Mesdhe dhe Egje

Mediat greke: Turqia nxjerr flotën e anijeve dhe aeroplanëve ushtarakë në Mesdhe dhe Egje

Bota February 23, 2021 - 10:28

Sipas mediave greke Turqia po vazhdon me provokimet e saj, duke i “ vënë zjarrin” skenës diplomatike në pritje të një raundi të ri bisedimesh.

Kjo pasi, sipas tyre, Turqia po planifikon një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 Shkurti deri më 7 Mars në Egje dhe Mesdhe.

Në njoftimin e dhënë thuhet se, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4 do të nisen për në Egje dhe Mesdhe.

Në të njëjtën kohë, shtypi turk ka reaguar kundër Greqisë, me rastin e mbërritjes së forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit të SHBA-së që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje. /tvklan/