Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Britania dhe Gjermania njoftojnë lehtësimin e masave, mbyllet Franca

Britania dhe Gjermania njoftojnë lehtësimin e masave, mbyllet Franca

Bota February 22, 2021 - 22:58

Fare pak javë pasi qeveria franceze përjashtoi një bllokadë të re kombëtare, zyrtarët në rajonin jugor Alp Maritim kanë vendosur se një masë e tillë është e nevojshme.

Infeksionet me COVID-19 në qytetin e Nisës janë më të lartat në Francë. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për 2 javët e ardhshme, nga 18 në 6 të mëngjesit.

“Për dy javët e ardhshme, udhëtimi do të jetë i ndaluar në komunat e zonës urbane bregdetare. Kjo masë do të hyjë në fuqi në zonën e përcaktuar të premten, në orën 18 dhe do të zgjasë deri në 6 të mëngjesit”, thotë Bernard Gonzales, prefekt i rajonit Alpes Maritimes, Francë.

Ndryshe, Gjermania ka nisur të lehtësojë disa kufizime, edhe pse sëmundja po tërhiqet me ngadalë. Pas dy muaj mbyllje të shkollave fillore dhe kopshteve, në më shumë se gjysmën e 16 landeve gjermane ato janë hapur sërish.

“Jam shumë e lumtur që shoh fëmijët të rikthehen. Ata qëndruan në shtëpi për shumë kohë dhe mendoj se për prindërit kjo ishte një sfidë e madhe. Jemi vërtet të lumtur që filluam sot”, deklaron Anja Nessling, mësuese.

Në Britani, kryeministri Johnson publikoi planin e lehtësimit.

“Ne po paraqesim atë që shpresoj të jetë një rrugë pa kthim drejt lirisë dhe ky udhëtim është bërë i mundur nga hapat e shpejtë të programit të vaksinimit”, tha Johnson.

Nga 8 marsi të gjitha shkollat do të rihapen dhe pas mësimit do të lejohen aktivitetet sportive. Po ashtu, nga 12 prilli do rihapin dyert dyqanet, floktoret dhe libraritë. Ndërsa birraritë do të ofrojnë pije për të marrë me vete./euronews